“Lufta” për të fituar një vend titullari në qendër të mbrojtjes te Barcelona premton të jetë emocionuese, duke pasur parasysh atë që kemi parë së fundmi. Trajneri Hansi Flik ka aktivizuar pesë çifte të ndryshme në pesë ndeshjet e fundit, diçka e pazakontë për trajnerin gjerman.
Aq më tepër që gjatë gjithë vitit 2024 boshti i mbrojtjes u monopolizua nga dyshja Kubarsi-Injigo Martinez. Nga 25 ndeshjet, ky çift ka qenë titullar në 22 prej tyre dhe u “shpërbë” vetëm në dy raste kur dy herë ishte Domingez që mori vendin e titullarit dhe një herë tjetër ishte Erik Garsia si titullar. Situata ka ndryshuar rrënjësisht për dy faktorë. Së pari, për shkak të rikthimit të Arauhoz pas katër muajsh dëmtimi.
Uruguaiani pritej të kthehej dhe Flik tani mund ta përdorë atë. Faktori tjetër është rritja e rëndësisë së Erik Garsias. Në vitin 2024, trajneri gjerman nuk para e llogariste atë dhe kur e bëri, ishte i vendosur për t’i besuar një vend në mesfushë. Situata ndryshoi në janar. Paraqitjet e tij kanë qenë në rritje dhe trajneri bllokoi largimin e tij në merkaton e fundit të transferimeve kur Girona dhe Komo po bënin oferta për të. Prezenca e tij në formacionin titullar është rritur.
PESË ÇIFTE TË NDRYSHME – Flik ka më shumë trupa në dispozicion dhe po i përdor ato. Mund të thuash se trajneri është në kërkim të partnerit të tij më të besueshëm për pjesën e fundit të sezonit në të cilin janë në lojë të gjithë titujt e rëndësishëm.
Në pesë ndeshjet e fundit ai ka provuar pesë çifte të ndryshme: Kubarsi-Injigo Martínez (Vajekano), Arauho-Injigo Martinez (Sevilja), Erik Garsia-Kubarsi (Valencia), Arauho-Kubarsi (Alavesh) dhe Arauho-Erik Garsia (Atalanta).
Përveç kësaj, në të gjitha ato ndeshje ai bëri një ndryshim në njërën prej tyre. Është e qartë se trajneri dëshiron të inkurajojë konkurrencën tek ata në kërkim të partnerit më të mirë. Dhe mund të ketë më shumë variante kur Andreas Kristensen të rikuperohet, megjithëse duket e pamundur që ai të jetë në formacionin fillestar pas gjashtë muajsh pasiviteti. Danezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon deri më tani.
PANORAMASPORT.AL