Trajneri Franco Foda ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar te Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Bien në sy tre emra të rinj në këtë listë dhe ata janë Dion Kacuri, Erblin Osmani dhe Milot Avdyli.
Mesfushori Dion Kacuri, Milot Avdyli dhe talenti i Bayern-it, Erblin Osmani, ftohen për herë të parë nga “Dardanët”. Mungojnë Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët kanë vendosur të tërhiqen përkohësisht për shkak të përplasjeve që kanë pasur, i pari me drejtuesit e federatës dhe i dyti me stafin teknik.
Po ashtu, në listë mungojnë edhe Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija (tre të fundit të dëmtuar). Erblin Osmani ka vendosur të luajë për Kosovën, duke heqaur dorë nga Gjermania.
Lista e plotë:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni
Mesfushorë dhe sulmues: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, almir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.
Kosova luan në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, pastaj në Austri më 27 shtator, më 1 tetor në Hungari ndaj Izraelit dhe më 4 tetor sërish me Austrinë, por në “Fadil Vokrri”.