• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri Hansi Flick jep dy lajme të bukura te Barcelona!

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Hansi Flick ka konfirmuar se me ne fund Lamine Yamal do të rikthehet sërish në dispozicion kete fundjave, teksa blaugranat do të luajne ndaj Las Palmas në ‘Montjuic’. Adoleshenti spanjoll ka qenë jashtë fushave që nga fillimi i këtij muaji, por që së fundmi u rikthye sërish në stërvitje me bashkëlojtarët.

Mungesa e 17-vjeçarit ka bërë që Barcelona të lëshojë pikë në dy ndeshje në La Liga teksa ai u rikuperua nga një lëndim në kyçin e këmbës, por Flick ka konfirmuar për mediat se Yamal do të jetë i gatshëm për Las Palmas. “Lamine është rikthyer. Ai është i gatshëm që të luajë. Do ta shohim nëse do të startojë apo jo. Ai mund të luaj dhe ai do të luaj”, ka thënë Flick.

Ndërkohë Ronald Araujo është rikthyer në stërvitje gjatë javës së fundit dhe trajneri gjerman dha gjithashtu një përditësim edhe sa i përket gjendjes së tij fizike. “Ai po stërvitet tani, po bëhet më mirë çdo ditë dhe më intensitet më të lartë. Nuk do të thosha ndonjë datë të veçantë, por ai është shumë afër që të rikthehet të luaj sërish”.

Një tjetër lojtar që po rikthehet nga lëndimi për Barçën është Gavi, i cili tani ka luajtur në 8 ndeshje, duke e nisur si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos. Duke marrë parasysh se Marc Casado është i pezulluar për takimin me Las Palmas, ka shumë mundësi që Gavi do ta nis nga minuta e parë.

Next Post

Ronaldo nuk ndalet, shënon dopietë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.