Thursday, 8. October 2026
Futboll

Trajneri i Al-Nassr me qëndrim të çuditshëm për situatën e fundit të Cristiano Ronaldo te Portugalia

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo u kthye para kohe tek Al-Nassr, pas largimit të tij të befasishëm nga grumbullimi me Portugalinë, për shkak të përplasjes dhe pakënaqësisë ndaj trajnerit të kombëtares, Jorge Jesus.

Ndërkohë, trajneri i Al-Nassr, Ange Postecoglou, duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Al-Diriyah, tregoi gjendjen fizike të Ronaldos, ndërkohë që nuk mbajti asnjë qëndrim për situatën e fundit të portugezit te kombëtarja luzitane.

“Ronaldo është në formë të mirë dhe është gati si mendërisht ashtu edhe fizikisht, gjë që është më e rëndësishmja për ne”, tha fillimisht Ange Postecoglou.

I pyetur për tensionet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, Ange Postecoglou preferoi të mos mbante qëndrim: “Kam qenë vetë trajner kombëtareje dhe nuk më pëlqente kur trajnerët e klubeve komentonin atë që ndodhte brenda kombëtares. Prandaj nuk do të diskutoj për këtë temë.”

Teilen: