Thursday, 9. April 2026
Sport

Trajneri i Al Nassr për kartonin e kuq të Ronaldos: Pashë skena teatrale

GS 09/04/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Al Nassr, Luis Castro, ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë në humbjen 2-1 ndaj Al Hilal në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Portugezi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 86-të kur goditi një lojtar kundërshtar, e shtyu, më pas zgjati dorën dhe e goditi me bërryl. Mirëpo, sipas Castros, nuk ka pasur asnjë goditje dhe futbollisti i Al Hilal ka bërë një simulim, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai përfitoi nga kontakti me Cristiano dhe u ankua për goditjen në fytyrë. Pashë përsëritjen dhe nuk kishte asnjë prekje në fytyrën e lojtarit. Arbitri dha një karton të kuq dhe për mendimin tim ishte për shkak të sjelljes teatrale të kundërshtarit”, tha Castro, cituar nga mediat në Arabinë Saudite.

/GazetaBlic Sport

Teilen: