Wednesday, 4. March 2026
Sport

Trajneri i Algjerisë flet për gjendjen e Benaserit

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Milanit, Ismael Benaser para 1 muaji iu nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë.

Sipas stafit mjekësor, për tu rikuperuar atij do ti duhet të qëndrojë për 6 muaj jashtë fushave. 

Por sot në konferencën për shtyp, trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi u shpreh se ai ka pësuar një dëmtim të rrallë dhe nuk dihet sa mund të mungojë.

“Nuk mund të spekulojmë për dëmtimin e tij. 4, 6 apo 7 muaj padisponueshmëri, nuk mund ta dimë saktësisht për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave. Është një dëmtim shumë i rrallë dhe kompleks në moshën  e tij.

Natyrisht që do të doja ta kisha për ndeshjet e Kupës së Afrikës, por duhet të shoh përpara”, u shpreh ai.

Teilen: