Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Trajneri i ardhshëm i Junajtid pranon se transferimi i tij në Angli po kthehet në një telenovelë

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

“Klubet janë në negociata dhe prandaj nuk është e lehtë që të flas me siguri tani, por pas ndeshjes së radhës mendoj se një vendim duhet që të merret. Shumë shpejt kjo telenovelë do të përfundojë”. Fjalët e Ruben Amorim në vigjiljen e ndeshjes mes Sportingut të Lizbonës dhe Estreja Amadorës nuk lënë vend për dyshim. Vullneti i tij është që të përvojë vetën në Angli edhe pse tani gjithçka varet nga shifra që do të jetë e gatshme skuadra e Junajtid për të paguar në llogarinë e Sportingut të Lizbonës.

Sipas tabloidëve britanikë fundi i telenovelës do të jetë sot në mbrëmje pas ndeshjes mes Sportingut dhe Amadorës ku krerët e ekipit të njohur portugez do të zyrtarizojnë kalimin e Amorim në “Old Trafford”.

Edhe pse zyrtarizimi do të bëhet sot në mbrëmje Amorim do të marrë detyrën e re pas dhjetë ditësh pasi do të drejtojë Sportingun e Lizbonës edhe në ndeshjen delikate të Champions-it kundër Mançester Sitit.

Teilen: