Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka sfiduar lojtarët e tij që të “vazhdojnë të fitojnë”, pasi golat e hershëm të Bukajo Sakës dhe Martin Odegardit siguruan fitoren 2-1 në shtëpi ndaj Uolvesit.
Soccer Football – Premier League – Arsenal v Manchester City – Emirates Stadium, London, Britain – October 8, 2023 Arsenal manager Mikel Arteta celebrates after the match REUTERS/David Klein
“Topçinjtë” bënë një nisje të shpejtë dhe pikët dukeshin gjithmonë të sigurta që nga momenti kur kapiteni Odegard dyfishoi avantazhin e tyre në minutën e 13-të. “Futbolli nuk është perfekt, por unë jam vërtet i kënaqur me mënyrën sesi luajtëm”, tha trajneri spanjoll. “Duhet të ishte një rezultat shumë më i thellë.
Ne bëmë një gabim dhe ata e shfrytëzuan shansin dhe në Premier Ligë ndeshja nuk mbyllet kurrë. Ne kishim shanse dhe nuk i shfrytëzuam ato për ta fituar ndeshjen më të qetë. Por duhet të vazhdojmë që të fitojmë. Kjo është sfida që duhet të kemi çdo tre ditë”, theksoi Arteta
PANORAMASPORT.AL