• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Atletikos, Simeone: E dimë se çfarë na pret me Barcelonën, jemi gati

25/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Atletikos së Madridit ka provuar ta mundë Barcelonën në këtë sezon. E ka bërë pikërisht në ndeshjen e fundit të viti të kaluar në La Liga, kur e mundi në shtëpi duke i marrë dhe kreun.3811109-77474108-2560-1440Tashmë dy skuadrat kryqëzojnë rrugët e tyre në Kupën e Mbretit, ku fati i ka vendosur në gjysmëfinale. Trajneri i saj, Diego Simeone ka folur për mediat, duke vlerësuar Barçën dhe rëndësinë e këtij takimi.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, e ndarë në dy faza: pjesa e parë në fushën e tyre dhe e dyta në fushën tonë. Ne do të përpiqemi ta çojmë atë atje ku mund t’i bëjmë dëme”, tha Simeone në konferencën për shtyp.

Trajneri i Atletikos ka folur dhe për gjendjen e ekipit të tij, duke e bërë të qartë se Atletiko është gati pavarësisht se kalendari do të jetë një ferr i vërtetë.

“Ne jetojmë me iluzionin dhe entuziazmin për të garuar, për të konkurruar në çdo kompeticion dhe çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe e radhës për ne është Barcelona”, tha ai.

Argjentinasi ka hequr dhe paralele me takimin e dhjetorit në La Liga, ndonëse i vetëdijshëm se Kupa ka të tjera specifika në krahasim me kampionatin.

“Kemi një ide se çfarë do të bëjmë dhe si do t’i qasemi kësaj përballjeje të dyfishtë ndaj Barcelonës. Sinqerisht më pëlqen shumë mënyra se si luan Barcelona. Por ne kemi shanset tona. Dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë, veçanërisht duke qenë se takimin e kthimit e luajmë para publikut tonë. Por fillimisht të shohim se çfarë mund të bëjmë në Barcelonë”, tha ai.

Në fund, Simeone nuk ka lënë pa përmendur një batutë për çështjen e parkimit të autobusit nga skuadrat e tij. “Jo këtë herë do të shkojmë me avion!”, ishte batuta e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi po planifikon të rikthehet në Barcelonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.