• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Barcelonës “thumbon” madrilenët për arbitrat dhe komenton shortin: Qëllimi është finalja, kundër Realit jemi të pandalshëm

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas, teksa u ndal te shorti i Ligës së Kampioneve.

flik

“Mendoj se është një ndeshje e vështirë, Benfika luan shumë mirë. Ata janë të fortë dhe kemi parë kohët e fundit që i njohin shumë mirë rivalët e tyre. Nuk është e lehtë të matësh veten kundër tyre. Nuk mendoj se janë aspak një kundërshtar i lehtë”.

Në finale mund të përballeni me Real Madridin…
“Së pari duhet të arrijmë në finale. Ky është qëllimi, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Së pari duhet të përballemi me Benfikën, që është një ekip i mirë.”

Një sfidë e përjetshme ndaj Real Madridit…
“Real Madridi është një ekip shumë i fortë, një nga më të mirët. Ata kanë lojtarë të mëdhenj. Në çdo ndeshje ne duhet të tregojmë se sa të mirë jemi. Jemi të pandalshëm, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë.”

Pezullimi i Bellingamit…
“Nuk kam asgjë për të thënë. Tashmë kam thënë në konferencën e fundit për shtyp se ai është një lojtar i madh, një nga më të mirët në rolin e tij. Ai nuk është lojtari im. Unë dua që lojtarët e mi të punojnë në fushë ashtu siç dua unë.”

Çfarë keni për të thënë për gjyqtarët?
“Unë mendoj se ne gjithmonë do të kërkojmë justifikime, nëse humbasim është faji i arbitrit. Të gjithë mund të bëjnë gabime, përfshirë arbitrat.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Nikli” trondit Ballkanin, i merr një pikë në Suharekë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.