• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Bayernit nuk tregon shqetësim

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmtimi i Herri Kejn goditi fort Bayern Munih.

Sulmuesi është lënduar në ndeshjen kundër Borusia Dortmund dhe për momentin do t’i mungojë skuadrës.

Para ndeshjes së kupës kundër Leverkusenit, trajneri Vinsent Kompani ka komentuar se si skuadra mund të kompensojë humbjen e golashënuesit më të mirë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës, Kompani e bëri të qartë këtë fakt.

MUNGESA E KEJNIT – “Herri do të jetë jashtë për disa ndeshje. Ju nuk mund ta zëvendësoni atë një me një, ai është një lojtar tepër i rëndësishëm”. Megjithatë, trajneri belg ishte i bindur: “Ne do ta zgjidhim këtë ndryshe. Sonte nuk do të na mungojë talenti”.

Vinsent përmendi në mënyrë specifike zgjidhjen: “Kemi shumë opsione. Tomas Myler, Matis Til, Serzh Gnabri, Mishel Olize, Leroi Sane. Kingsli Koman ndoshta nuk është në këtë pozicion. Kejn ka shënuar tashmë 20 gola, ju nuk mund ta zëvendësoni atë. Por ne kemi lojtarë që shënojnë, përfshirë Xhamal Musiala. Do ta zgjidhim situatën. Kemi mjaft futbollistë që mund të plotësojnë rolin, edhe nëse nuk mund t’i zëvendësoni çdo gol”.

RIVALI – “Është e vërtetë se kemi luajtur kundër pothuajse çdo skuadre në ligë. Ekipi i Leverkusenit është ndër më të mirat. Ata kanë sulmues shumë të mirë.. Ata janë një ekip që mund të bëjë presion shumë lartë. Ata luajnë shumë agresivisht, shumë kompakt. Në gjysmën e parë të sezonit, kanë qenë fleksibël. Janë shumë të ndryshueshëm në sistemin e tyre” përfundoi Vinsent Kompani.

Next Post

Hamilton: Dua ta mbyll me nder, më pas do të mendoj për Ferrari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.