Monday, 25. May 2026
Sport

Trajneri i Benfikës: E vështirë me Barcelonën, por duhet të kemi ambicie

GS 23/02/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Benfikës, Bruno Lage, komentoi të premten çiftimin me Barcelonën në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve me Barcelonën.

skysports-bruno-lage-wolves_5917500

Në konferencën për shtyp, trajneri kujtoi ndeshjen e fundit mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve janarin e kaluar, kur “shqiponjat” u mundën në shtëpi 4-5.

“Ajo ishte një përballje e mrekullueshme kundër Barcelonës. Fatkeqësisht, ajo përfundoi me një rezultat të pafavorshëm”, kujtoi ai, duke vlerësuar fitoren 2-0 pasues në Torino. “E dimë se do të jetë e vështirë me dy ndeshje kundër Barcelonës, por duhet të kemi ambicie”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: