Saturday, 23. May 2026
Sport

Trajneri i Çekisë kërkon ‘hakmarrje’: Të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria

GS 11/10/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Çekisë, Ivan Hashek, ka folur në prag të ndeshjes me Shqipërinë.

Sfida zhvillohet nesër në orën e 20:45 dhe vlen për raundin e tretë të grupeve në Ligën e Kombeve.

Hashek nuk u kursye aspak duke treguar se kërkojnë hakmarrje, referuar humbjes në Shqipëri me 3 gola më 12 tetorin e kaluar.

“Do të jetë motivuese për këdo. Duam të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Pavarësisht se Shqipëria e tregoi forcën në ndeshjen e shtëpisë ku luajtën në mënyrë brilante. Është detyra jonë që t’ia kthejmë dhe të provojmë për hakmarrje”, u shpreh timonieri i çekëve.

Kujtojmë se Ivan Hashek nuk ishte në stolin e Çekisë asokohe. Kundër Shqipërisë nuk numëron asnjë takim dhe nesër do të jetë i pari.

Teilen: