Kanë shumë pak shanse për të arritur një kualifikim të madh, për në fazën e 1/16-ve, por duket se edhe ato pak shpresa janë shuar. Repulika Çeke do të përballet mbrëmjen e së mërkurës, me Turqinë, në përballjen e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024 dhe vetëm fitorja i bën punë për të siguruar ecurinë më tej, mirëpo asgjë nuk po shkon siç duhet.
“Bomberi” i skuadrës, Patrik Schick do të humbasë këtë ndeshje, me sulmuesin e Bayer Leverkusen, që iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, pas dëmtimit në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, por përgjigjet e analizave kanë treguar se sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë të mërkurë.
Ky fakt ka alarmuar goxha teknikun Ivan Hasek, i cili duhet të mendojë menjëherë për një skemë të re, për të ulur sa më shumë ndjeshmërinë e boshllëkut, të lënë nga Schick dhe duhet ta bëjë shpejt, pas Turqia, pavarësisht humbjes së thellë ndaj portugezëve ka treguar se është një skuadër që bën lojë të fortë dhe di të shfrytëzojë rastet. /abcnews