• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Çelsit e pranon: Liverpuli është më lart se ne

25/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Enco Mareska thotë se humbja e Çelsit ndaj Liverpulit në finalen e sezonit të kaluar të Kupës Karabao është dëshmi e të kuqve që kanë një avantazh ndaj skuadrës së tij, kur bëhet fjalë për fitimin e Premier Ligës këtë sezon.

Çelsi qëndron i dyti në tabelën e Premier Ligës ditën e Krishtlindjeve, por trajneri i “Bluve” ka mohuar vazhdimisht që ekipi i tij është në garën për titull, sepse ai beson se është shumë herët për skuadrën e tij të re.

Megjithatë, italiani e pranon se tabela është një pasqyrim i saktë i asaj ku skuadra e tij tani që sezoni i Premier Ligës është pothuajse në gjysmë, por ende sheh Liverpulin të avantazhuar ndaj ekipit të tij.

“Realiteti është se ne jemi të dytët dhe nuk jemi vetëm të dytët pas katër apo pesë ndeshjeve, kur ndoshta tabela nuk është ende ajo reale”, tha ai.

“Është pothuajse në gjysmë të rrugës, në 17 ndeshje, kështu që ndoshta tabela reflekton disi skuadrat dhe vendin ku janë. Por sigurisht, Liverpuli po bën shkëlqyeshëm që nga dita e parë. Është një skuadër që e ka jetuar tashmë atë moment, duke fituar një trofe, gjë që është e rëndësishme.

Në një nga konferencat e mia për shtyp, thashë se vitin e kaluar, kur Liverpuli u përball me Çelsin në finalen e Kupës Karabao, pashë sasinë e finaleve që kishin luajtur lojtarët e Liverpulit dhe ata të Çelsit dhe ishte një ndryshim i madh. Kjo tregoi përvojën që ju nevojitet për të lexuar këtë lloj momenti, për t’u ngritur dhe për t’u afruar më shumë, por ne jemi të lumtur që jemi këtu ku jemi në këtë moment”.

 

Next Post

Marotta: Interi është kthyer protagonist në Europë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.