Trajneri i Borcit të Banjallukës, Mlladen Zhizhoviq, ka pasur shumë kontakte me futbollin shqiptar gjatë karrierës së tij si lojtar dhe trajner.
“Si futbollist i Zrinjskit dhe kampion i Bosnjë-Hercegovinës, ai u transferua nga Mostari në gusht të vitit 2010 të kampioni i atëhershëm i Shqipërisë, Tirana, ku kaloi një vit dhe u bë fitues i Kupës atje.
Po ashtu, pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, në sezonin e kaluar ai drejtoi nga pankina klubin nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, në të cilin luajnë kryesisht shqiptarë”, ka shkruar mediumi nga Banjalluka “Monda.ba”.
Klubi serbe Borci i Banjallukës përballet me kampionin e Shqipërisë, Egnatia nga Rrogozhina, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Champions League.
“Kam qenë në Tiranë për një sezon dhe kam fituar Kupën e Shqipërisë. Është klubi më popullor dhe më i mirë shqiptar, edhe pse Egnatia kohët e fundit ka marrë përparësi në atë sport.
Shumica kanë paragjykime për futbollin shqiptar. 13 apo 14 vite më parë kur unë kam qenë atje, ka shumë kapital privat në futboll, është investuar shumë në stadiumet e tyre, ata kanë katër-pesë arena, ne nuk kemi arritur ende në atë nivel. Ne pamë gjithashtu se kombëtarja shqiptare ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian dhe luajti një rol të rëndësishëm në Gjermani”, tha Zhizhoviq.
“Megjithatë, cilësia e futbollit në Premier Ligën e Bosnje-Hercegovinës dhe kampionatin e tyre është ‘diku’ e barabartë.
Ata kanë më shumë të huaj në klube dhe trajnerë të huaj, janë shumë të lidhur me italianët, mënyrën e jetesës italiane dhe të tyre.
Futbolli për shkak të historisë së tyre që ishte i orientuar drejt Italisë është gjithashtu i krahasueshëm”, tha ai.
I pyetur nëse kishte mundur të mësonte gjuhën shqipe, Zhizhoviq u përgjigj se dinte vetëm disa fraza.
“Sa i përket gjuhës shqipe mësova disa fraza që nuk janë për konferencë shtypi, nuk do t’i përdorja shumë”, theksoi Zhizhoviq duke buzëqeshur.