• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i FC Shkupi, Zhizhoviç: Për mua ishte ndeshje emocionuese,

17/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja që hapi javën e shtatë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ishte dueli që u luajt në Çair mes FC Shkupi dhe AP Brera Strumicë, e që përfundoi me rezultatin 1:0.

Momenti vendimtar i ndeshjes ishte goli i Luan Abazit në minutën e 69-të.

Tradita vazhdon edhe kur bëhet fjalë për duelin FC Shkupi – AP Brera, pasi këta të fundit tani më pesë vite nuk mund ta mposhtin skuadrën tonë. Në pankinën e skuadrës tonë debutoi në ndeshje zyrtare strategu, Mlladen Zhizhoviç, duke marrë fitore.

Menjëherë pas ndeshjes, nën emocionet pasi ditë më parë humbi të atin, trajneri Zhizhoviç mes tjerash ka thënë se ekipi ynë absolutisht e ka merituar këtë fitore.

“Mendoj se absolutisht e kemi merituar këtë fitore, nga ajo që kemi treguar dje.

Sigurisht që edhe mysafirët në një moment patën shansin e tyre, pasi ne kishim edhe fatin, kur goditën shtyllën pas një aksioni në tranzicion.

Por marrë në përgjithësi duke parë statistikat, nga goditjet drejt portës, numri i rasteve, mendoj se absolutisht është fitore e merituar.

Sigurisht se për mua ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe shumë emotive, i falënderoj futbollistët të cilët kanë dhënë maksimumin e tyre, dhe shpresoj që do të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë trajneri Zhizhoviç.

Ndeshjen e radhës skuadra e jonë e luan me 20 shtator në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj BVK Konjare, ndërsa 24 shtatir luajmë në cilësinë e mysafirit në Ohër me Voska Sport.

Next Post

Klose i thur elozhe sulmuesit të Bajernit: Kejn më i mirë se unë, i ka të gjitha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.