• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Francës, Deshamp: Nuk jam i shqetësuar turneu ynë nis me fazën e 1/8-ave

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Didie Deshamps mbetet i sigurt për ecurinë e skuadrës së tij në këtë Europian. Trajneri i “Gjelave” siguroi pas barazimit kundër Polonisë (1-1) se nuk ishte “i frustruar”. Duke analizuar sfidën e djeshme, ai theksoi:

DESHAMPS

“Natyrisht që ne donim vendin e parë, por për këtë, duhej të fitonim. Është e kotë të bëjmë lojëra fjalësh dhe që të gjithë duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona. Duke filluar që nga unë i pari. Është e vërtetë që hasëm një rival të rreshtuar mirë, por duhet të krijonim më shumë në sulm dhe ta menaxhonim topin më mirë. Thënë kjo, nuk kam përse qortoj askënd. Bilancet e turneut tonë do t’i bëjmë në fund”. Nuk ka pakënaqësi nga ana e 53-vjeçari. Kampioni i botës i vitit 1998 siguron gjithashtu se ekipi i tij ishte i kënaqshëm. “Bëmë gjënë e duhur duke krijuar mundësi për të shënuar dhe fituar. Mund të kishim bërë më mirë për sa i përket efikasitetit, edhe pse portieri polak bëri pritje shumë të mira.

Edhe Menja bëri shumë, por mëkat që puna e tij te penalltia nuk mjaftoi. Do të dëshironim të mbuloheshim me një epërsi prej dy golave, por nuk ia dolëm dot e për pasojë të këmbënguljes sonë përfitoi edhe rivali. Sidoqoftë nuk kam merak sepse për ne do të nisë një garë e re, e cila do të fillojë nga raundi i 1/ 8-ave”, përfundoi deklaratën e tij për mediat Didie Deshamps.

Next Post

Fisnik Lyta: Gazeta ‘Bota sot’ dhe gazetari Kemajl Goca, zëri i arsyes dhe shtytës i proceseve në rrugën e duhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.