Xhan Piero Gasperini duket se ka një hierarki të qartë në garën e kampionatit dhe konsideron zikaltrit si forcën e parë të kampionatit. “Interi, edhe pse humbi Xhekon dhe Lukakun, ka dy marshe më shumë se më parë, për shkak të forcës që i la finalja e Ligës së Kampioneve.
Por Milani pas derbit ishte i jashtëzakonshëm. Juve është e fortë, por ka më pak siguri, ndërkohë që Napoli ka probleme dhe do të humbasë Osimhenin për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Gjithsesi mbetet skuadra që fitoi kampionatin në atë mënyrë që e bëri dhe unë shoh milanezët dhe Napolin përballë. Roma, nëse Dibala dhe Lukaku janë mirë, do të jetë në gjendje të konkurrojë e para”, tha trajneri i Atalantës, i cili nën urdhëra ka edhe kapitenin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
PANORAMASPORT.AL