• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Holandës, Kuman: Spanja nuk është Jamal, i ndalim

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Kuman, foli të mërkurën në konferencën e shtypit në Zeist, rreth 70 kilometra larg Roterdamit. Ai ka analizuar takimin, duke e ditur se çfarë vështirësish paraqet Spanja, kampione e Europës në fuqi.kuman“Ata janë një ekip solid me topin dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm midis linjave. Plus, me Niko Uilliams dhe Lamin Jamal në krahë, ata kanë shumë ritëm”, filloi ai.

Më pas ai pranoi se do të ketë momente kur skuadrës së tij do t’i duhet të vuajë përballë “Furisë së kuqe”.

“Ndonjëherë ju duhet të parkoni autobusin në linjë, edhe pse vërtet nuk e dëshiroj një gjë të tillë. Ne do të përpiqemi të luajmë lart dhe të bëjmë presion sa më larg portës sonë. Do të jetë e rëndësishme të luajmë me intensitet për të fituar topin dhe për ta mbajtur atë në gjysmën e tyre”, tha ai.

Ronald Kuman foli gjithashtu për ndjesinë pozitive, teksa ishte holandezi që u dha debutimin e lojtarëve të rëndësishëm të Spanjës, mes të cilëve dhe Pedri.

“Jam i lumtur që u kam dhënë këtyre lojtarëve (Pedri, Gavi, Balde) debutimin e tyre, por merita u shkon atyre sepse, që kur iu dha mundësia, ata janë dëshmuar se janë lojtarë të mëdhenj”.

Ai foli edhe për Lamin Jamal. “Për një trajner, është një bekim të kesh lojtarë të tillë, sepse ata mund të vendosin ndeshjet. Puna me Mesin ishte një përvojë e madhe. Shpresoj që Jamal një ditë të arrijë nivelin e rëndësisë së Mesit për klubin. Shpresoj që Frenki de Jong të fitojë shumë tituj me ta te Barcelona”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri Motta nuk e mori në konsideratë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.