Inter Majemi është shumë i varur nga Lionel Messi. Këtë e ka pranuar edhe trajneri Havier Maskerano i cili shprehet se:“Ekipet gjithmonë janë mbështetur te Mesi. Barcelona e Guardiolës është mbështetur tek ai për vite me radhë, ashtu si Barcelona e Luis Enrikues, Barcelona e Valverdes dhe kombëtarja argjentinase për 15 ose 20 vjet. Me fjalë të tjera, kur ke një lojtar si Mesi, është e qartë se do të zhvillosh një varësi prej tij. Është e pamundur të mos varesh prej tij. Është e qartë se ka ditë kur skuadra e ndihmon më shumë dhe të tjera kur e ndihmojnë më pak.
Deri dy javë më parë ishim të pamposhtur në MLS dhe kishim humbur vetëm një ndeshje në tetë ose nëntë ndeshje të luajtura, dhe të gjithë e lavdëronin performancën e ekipit. Gjithmonë thoja se duhej të ishim gati për momente të vështira. Nuk do të çmendem tani. Kështu është, ky është futbolli. Duhet të ulim kokën, të punojmë shumë, të bëhemi më të fortë si grup dhe të dimë se duhet të dalim nga kjo dinamikë humbjesh. Nesër kemi një mundësi të shkëlqyer për t’u rikthyer te fitoret dhe për ta rikthyer historinë në rrugën e duhur. Nuk ka shumë gjëra të tjera. Nuk është aq e komplikuar”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
PANORAMASPORT.AL