• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Islandës jep dorëheqje para ndeshjes me Kosovën

26/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Islandës, Age Hareide ka njoftuar Federatën e Futbollit të Islandës për dorëheqjen e tij të parevokueshme si trajneri i ekipit kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Islandën në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet mes Dardanëve dhe ishullit nordik do të zhvillohen gjatë muajit mars 2025, por Islanda ka pësuar ndryshime tashmë.

Trajneri Hareide ka dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar dhe drejtuesit e Federatës Islandeze e kanë pranuar atë.

“Age Hareide ka vendosur të tërhiqet si trajner i Kombëtares A të meshkujve dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen me iniciativën e tij”.

“Hareide mori skuadrën nga Arnar Vidarsson në prill 2023 dhe e drejtoi atë në një total prej 20 ndeshjesh. Federata Islandeze e Futbollit falënderon Agen për punën e tij dhe i uron gjithë të mirat”, thuhet në njoftim.

Pas largimit, Hareide ka treguar arsyen e dorëheqjes.

“Unë e kam shijuar kohën time me kombëtaren islandeze, por besoj se tani është koha e duhur për t’u pensionuar”.

“Ka kohë emocionuese përpara për ekipin dhe shumë lojtarë të rinj që të rriten si lider të ekipit. Uroj ekipin dhe futbollit islandez gjithë të mirat në të ardhmen”, ka thënë Hareide.

Next Post

Lautaro e nis nga fillimi, luan Taremi. Si pritet të rreshtohet Interi në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.