• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Kroacisë vjen me disa ndryshime të fundit, zbulohet formacioni anti-Shqipëri

19/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kroacisë do të luajë kundër Shqipërisë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian në Volksparkstadion të Hamburgut të mërkurën në orën 15:00.

Zlatko Dalic është shprehur i zhgënjyer me atë që ka treguar Kroacia në ndeshjen me Spanjën dhe ka paralajmëruar ndryshime në formacion për takimin me kuqezinjtë, transmeton GazetaBlic Sport.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ai nuk ka dashur t’i zbulojë ato, por ‘Index.hr’ ka zbuluar ndryshimet që do të bëhen.

Lajmi i madh është se Ivan Perisic do të luajë nga minuta e parë. Edhe pse u spekulua se Marcelo Brozovic mund të largohet nga formacioni titullar, kjo nuk do të ndodhë. Dalic vendosi të mos e prekë treshen Modric – Brozovic – Kovaçiq dhe sigurisht që do të startojnë nga minuta e parë.

Budimir largohet nga ekipi

Ndryshimi më i madh është sigurisht në sulm. Edhe pse Dalic e kritikoi drejtpërdrejt pas penalltisë së humbur ndaj Spanjës, në skuadër në vend të Ante Budimirit hyn Bruno Petkoviç. Dalic mendon se Kroacia do të dominojë shumë më tepër se kundër Spanjës dhe në atë lojë Petkoviç është shumë më i dobishëm se Budimiri.

Formacioni i mundshëm: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Kovacic, Brozovic, Majer, Kramaric, Petkovic

/GazetaBlic Sport/

Next Post

A është dëmtuar rëndë Çekia? Shikoni situatën e diskutueshme përpara golit të fitores së Portugalisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.