• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Leçes: Jam zënë shpesh me Ramadanin, është lojtar me temperament të fortë

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani i dhuroi fitoren Leçes falë një eurogoli kundër Torinos. Pas përfundimit të sfidës, trajneri Marko Xhiampaolo foli pikërisht për këtë triumf dhe marrëdhenien e tij me futbollistin e Kombëtares kuqezi.MixCollage-19-May-2025-10-06-AM-1008“Nuk kishim alternativë tjetër përveç fitores. Duhej të fitonim për të krijuar një mundësi tjetër dhe kjo është ajo që ndodhi. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për sa i përket burimeve nervoze, filluam paksa të tensionuar. Nuk mund të mendosh t’i zgjidhësh këto ndeshje pas dy minutash. Duhet ta ndërtosh fitoren përmes supozimeve në 95 minuta. Një gol i shkëlqyer nga Ramadani dhe më pas skuadra u lidh me rezultatin. Unë dhe Ramadani kemi një lloj marrëdhënieje të caktuar. Nuk e kam lënë gjithmonë të luajë. Ndonjëherë madje kemi debatuar. Por gjithmonë me shumë besnikëri. Kur e njeh besnikërinë e ndërsjellë edhe në debate, ka respekt. E di që Ramadani ka temperament, gjithmonë e kam ditur. Nuk është numri i paraqitjeve që ka rëndësi, por cilësia me të cilën luan. i kërkova Ramadanit të rriste nivelin karizmatik të ekipit dhe ai ishte i mirë”, deklaroi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

VIDEO/ Antonio Konte dhe trajneri i Parmës shahen me ulërima, si ndodhi sherri masiv dhe pasuan kartonët e kuq

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.