• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Letonisë: Jemi në rrugën e duhur, mund të bëjmë mirë edhe kundër Shqipërisë

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja letoneze zhvilloi stërvitjen zyrtare në Tiranë para ndeshjes dhe në konferencën për shtyp foli trajneri Paolo Nicolato për ndeshjen e 9 shtatorit midis Shqipërisë dhe Letonisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës FIFA 2026.

“Ndeshja kundër Serbisë dhe ndeshja e ardhshme kundër Shqipërisë janë dy ndeshje të ndryshme. Shqetësimi ynë kryesor është rikuperimi i lojtarëve, sepse lamë shumë forcë në ndeshjen e mëparshme. Një pjesë të ndeshjes së mëparshme e luajtëm shumë mirë. Jemi në rrugën e duhur, më pëlqeu ndeshja e mëparshme. Mendoj se mund të bëjmë një punë të mirë edhe kundër Shqipërisë”, tha trajneri i kombëtares letoneze, Paolo Nicolato.

“Po bëjmë përmirësime në fazën sulmuese. Kontrolli ynë i topit është përgjithësisht mjaft i mirë. Duhet të bëjmë përmirësime në të tretën e fundit të fushës, aty mund të ketë përmirësime. Kjo është pjesa ku vendosen rezultatet e ndeshjeve, ku është më e vështirë të përparosh, por ne po e bëjmë dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë”, deklaroi trajneri i letonezëve.

 

 

Next Post

Kosova kalon në epërsi ndaj Suedisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.