Trajneri i Lille, Bruno Genesio ka dhënë një deklaratë të madhe për lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Genesio mendon se lojtari kosovar ka aftësi të jashtëzakonshme dhe pritet t’i ndihmojë klubit francez gjatë këtij sezoni.
“Ajo që më pëlqen është se di të jetë vendimtar. Ai është i aftë për të shënuar gola. Ai ka cilësi dhe talent individual që e ndihmon ekipin. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është shumë i zoti dhe mund të lëvizë shumë shpejt me topin. Ai është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën menjëherë”, ka thënë trajneri i Lille
Edon Zhegrova është rikthyer në Ligue 1 te Lille pas një skandali të madh që e pati te Kombëtarja e Kosovës duke lënë hotelin dhe duke shkuar në një klub nate për t’u dëfryer.
Zhegrova u dëbua nga ekipi i Kosovës nga trajneri Franco Foda dhe ende nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit me fanellën “Dardane”.