• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Lilles i shqetësuar me gjendjen e Zhegrovës

29/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova vazhdon të jetë brengë e madhe për skuadrën franceze Lille.

Sulmuesi shkëlqeu në vjeshtë, por ka munguar që nga 14 dhjetori.

Ai që besohej të ishte një lëndim i lehtë, e ka lënë 25-vjeçarin jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj e gjysmë.

Bëhet fjalë për një lëndim në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pritja për kthimin e Zhegrovës vazhdon.

Është pritur që Zhegrova të kthehet në fushën e blertë pas ndeshjeve të kombëtareve.

 Lille të dielën e luan derbin e veriut ndaj Lensit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 27-të të kampionatit francez.

Lille është i gjashti me 44 pikë, ndërsa Lensi i teti me 39 pikë.

Lille të premten njoftoi për mungesën e Zhegrovës dhe Ethan Mbappe.

Për yllin kosovar në konferencë për shtyp foli trajneri i Lille, Bruno Genesio.

“Ne kemi shpresuar ta kemi në skuadër Zhegrovën për të dielën. Qartë se nuk prisnim që ai të ishte gati të luante nga fillimi pasi Edoni është jashtë për më shumë se tre muaj. Por në fund gjendja e tij nuk ishte aq e kënaqshme sa ta përfshijmë në skuadër”, ka thënë Genesio.

“Zhegrova po e vazhdon rehabilitimin dhe riintegrimin gradual në skuadër. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por faza e rikuperimit po zgjat më shumë sa pritej”, shtoi tekniku i Lille.

Më 5 prill, Lille luan në udhëtim ndaj Lyonit, në kuadër të xhiros së 28-të. Në atë ndeshje Zhegrova mund të përfshihet në skuadër.

“Shpresoj që për ndeshjen me Lyonin mund të konsiderojmë që ta kemi atë në skuadër. Por duhet të shqyrtojmë gjendjen ditë pas ditë, pasi ndonjëherë ai ndihet shumë më mirë dhe më pas të nesërmen ndihet sërish pak jo komod. Ka të bëjë edhe me dëgjimin e ndjenjave të tij, trupit të tij, ditë pas dite”, ka shtuar Genesio, që nuk ishte shumë i qetë gjatë prezantimit për gazetarët.

Next Post

Bashkimi – Ylli e Trepça – PC Prizreni, duelet e së shtunës në basketboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.