Trajneri i skuadrës së Liverpoolit, Arne Slot është suspenduar për dy ndeshje nga federata angleze për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në duelin kundër Evertonit.
Holandezi Slot u përjashtua për reagimin ndaj gjyqtarit Michael Oliver pas barazimit 2:2që u luajt më 12 shkurt në kuadër të Premier Leagues.
Shkaku i këtij pezullimi, Slot do të mungoj në stolin e Liverpoolit për ndeshjet me Newcastle Unitedin që luhet sot prej orës 21:15 dhe Southamptonin, duel që do të zhvillohet më datën 8 mars.
Krahas suspendimit, Slot ka marrë edhe një gjobë në vlerë prej 70 mijë funteve.