Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i gëzohet një tjetër paraqitjeje bindëse të djemve të tij.“Së pari, jemi shumë të kënaqur me fitoren. Ne luajtëm një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të fortë si Lajpcigu. Ne e kontrolluam ndeshjen për pjesën më të madhe, përveç minutave të fundit. Na duhej Virxhil dhe Ibu, por edhe portieri. Nëse do të kishim humbur në këtë stadium apo do të kishim marrë një barazim unë do të isha ndjerë sikur kishim humbur diçka. Nunjezit i kërkova një gol dhe ai na dha një. Gakpo ishte i rëndësishëm dhe Salah me një asist. Ishte një gol skuadre. Është e kënaqshme që të shohësh që Darvin bëri një punë shumë të mirë në këtë ndeshje. Tani kemi Arsenalin. E dimë sesa të fortë janë, veçanërisht në stadiumin e tyre. Arteta ka bërë një punë të shkëlqyer në vitet e fundit dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të marrë një rezultat”.
PANORAMASPORT.AL