• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Napolit: Rrahmani, mungesë e madhe për ne

13/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka komentuar lëndimin e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së javës së kaluar mes Zvicrës dhe Kosovës në Basel.

Rrahmani pësoi një lëndim të lehtë të muskulit të këmbës, ndërsa Conte e ka cilësuar mungesën e tij si goditje të madhe për skuadrën. Në konferencën për shtyp, tekniku italian e vlerësoi kapitenin e Kosovës si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit.

“Ai është një mungesë e madhe, luajti 38 nga 38 ndeshjet e edicionit të kaluar. Ai është lojtar kyç në këtë ekip, por siç e kam thënë edhe më parë, duke luajtur çdo tri ditë, plus ndeshjet ndërkombëtare, rreziku i lëndimit do të jetë shumë më i lartë.”, u shpreh Conte.

Qendërmbrojtësi 31-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Fiorentinës dhe më 18 shtator ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, ai pritet të rikthehet në fushë më 22 shtator, në ndeshjen Napoli – Pisa.

Next Post

Tre klube evropiane në ndjekje të qendërmbrojtësit Dayot Upamecano

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.