• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Qipros paralajmëron Kosovën para përballjes së sotme

09/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron në udhëtim në ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të zbresin në fushë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin AEK Arena në Laranca.

Kosova e nisi me humbje kampanjën kualifikuese pasi u mposht 0-3 në shtëpi nga Rumania, derisa Qipro triumfoi në udhëtim te Lituania me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia ka thënë para ndeshjes se synojnë që të vazhdojnë me fitore.

“Sigurisht që duam pikët e plota pas fitores në udhëtim ndaj Lituanisë. E dimë që do të përballemi me një ekip me talente, me lojtarë nga liga shumë të mëdha. Pas ndeshjes së parë besoj se skuadra do të japë diçka më shumë për të fituar. Ajo që ka rëndësi është se kemi pasur një fillim të mbarë. Mungojnë disa lojtarë, por ne treguam edhe në ndeshjen e parë se kemi gjasat tona”, ka thënë Ketsbaia.

Tekniku qipriot thotë se Kosova nuk është Lituani dhe se kanë ekip të mirë, megjithatë ata do të presin rastin për fitore.

“Kosova sigurisht nuk është Litani. Ne duam ta luajmë lojën tonë. Le të presim rastin tonë për të shënuar. Pavarësisht se e humbi ndeshjen e parë në shtëpi, Kosova ka ekip të mirë. Por ne treguam edhe disa gjëra. Fatkeqësisht deri tash nuk i kemi pasur shikuesit afër”.

“Tani shpresojmë t’i kemi me vete dhe të arrijmë qëllimin tonë. Se sa e arritshme është fitorja, do ta shohim. Ne do ta japim maksimumin”, ka deklaruar trajneri i Qipros.

Next Post

Trajneri i Qipros: E dimë që Kosova është e fortë, por ne e duam fitoren!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.