• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti: Me Dortmundin, po nuk pësuam fitojmë

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Realit të Madridit, tekniku që më shumë e ka fituar Ligën e Kampioneve (4) do të luajë një tjetër finale të shtunën. Ai ka qenë protagonist në një pjesë të madhe të mediave, si ato spanjolle dhe ato ndërkombëtare që kanë bërë garë mes tyre për t’i shkëputur një intervistë teknikut të “Los blancos”. Për “esRadio” në Spanjë dhe “The Times” në Angli, tekniku ka sqaruar finalen kundër Dortmundit, duke treguar se si ekipi i tij mund t’ia dalë të kthehet në Madrid me një tjetër trofe.

anceloti

Champions-i për Realin – “Liga e Kampioneve duket e bërë enkas për Realin. Të gjithë në këtë klub e përgatisin me imtësi këtë kompeticion, krijojnë një ambient të veçantë. Historia e këtij klubi ka lindur së bashku me Ligën e Kampioneve. Për ne në Madrid, ky është një kompeticion më i rëndësishëm se të tjerët. Kur mbërrita për herë të parë në Madrid, ishte një çmenduri për të fituar të dhjetën. Kur e fituam në Lisbonë ishte e pabesueshme”.

Stili i Realit, për të fituar – “Duhet t’u përshtatesh karakteristikave të lojtarëve dhe jo e kundërta. Nëse ke vetëm një identitet në lojë, kjo mund të të penalizojë. Prandaj e shoh më të rëndësishme kompromisin që duhet të bëjë ekipi. Kur ke topin në këmbë vlen më shumë cilësia e lojtarëve, kurse pa topin në këmbë më e rëndësishme është sakrifica kolektive. Reali ka fituar sepse në momentet kyçe të sezonit ka gjetur kompromisin e duhur”.

Çelsi, për suksesin – “Në një finale janë detajet ato që bëjnë diferencën. Ju vërtet mendoni se unë mund t’ua shpjegoj në detaje detyrat lojtarëve si Karvahal apo Mendi? Ne në Madrid nuk jemi optimistë, ne jemi realistë për shanset tona për të fituar. Rëndësi ka përgatitja e duhur e ndeshjes. Ato që më shqetësojnë më shumë para finales janë dëmtimet dhe kemi qenë me fat, nuk kemi probleme. pastaj Dortmundi nuk duhet nënvlerësuar, janë një ekip solid, shumë të fortë fizikisht dhe që punojnë si skuadër. Nëse s’je një skuadër e kompletuar, nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampioneve. Skuadrës ia kam bërë gjithnjë të qartë, nëse s’pësojmë do të fitojmë. Kështu do të jetë dhe të shtunën”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dybala “frikëson” Romën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.