Puna e Paulo Fonsekës nuk duket aspak bindëse dhe tashmë po bëhen vlerësime serioze për shkarkimin e tij. Klubi e ka votëbesuar, të paktën deri në ndalesën e tetorit për ndeshjet e kombëtareve.
Nëse deri atëherë kuqezinjtë nuk do të kenë ndryshuar trend, 51-vjeçari do të fokusohet, siç ndodhte pesë vite më parë me Marko Xhampalon që sezonin gjithsesi e pati nisur edhe më mirë.
Serxho Konsesiao dhe Mark van Bomel janë ende pa skuadra, por do të ishin baste po aq të rrezikshme sa Fonseka, ndaj drejtuesit e “Djallit” mund të zgjedhin një profil që ofron disa garanci më shumë. Më i mundshmi do të ishte Masimiliano Alegrit, por fillimisht duhet të zgjidhë fërkimet me Ibrën.
PANORAMASPORT.AL