• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i ri i Anglisë, Klop nuk është në “radarët” e anglezëve

04/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Angleze e Futbollit nuk ka pasur asnjë kontakt me Jyrgen Klopin, Graham Poterin, Edi Haun apo Tomas Tuhelin në kërkimin e saj për një trajner të ri të Anglisë, duke rritur shanset që trajneri i përkohshëm i kombëtares, Li Karslej, të emërohet me kohë të plotë.

Liverpool-boss-Jurgen-Klopp-3

Një lajm të tillë e zbuloi “Sky Sports”. Klop, Poter, Hau dhe Tuhel mendohej se ishin në krye të listës së ngushtë të FA-së për të pasuar Garet Sauthgejtin, por “Sky Sports” zbulon se nuk ka pasur asnjë qasje nga federata për të folur me asnjë prej tyre, pavarësisht se tre prej tyre nuk po punojnë aktualisht. Hau është i vetmi nga katër trajnerët aktualisht në një punë, por gjithashtu nuk ka pasur asnjë përpjekje nga FA për të kontaktuar Njukasëllin për disponueshmërinë e tij të mundshme.

Lajmi iu shton më tej shanset që Karslej të marrë drejtimin e “Tre Luanëve” për një kohë të gjatë, pasi atij iu tha fillimisht se do t’i besohej përgjegjësia vetëm për 6 ndeshjet ndërkombëtare të vjeshtës. Ish-trajneri i U-21 do të marrë drejtimin e ndeshjeve të Anglisë kundër Greqisë dhe Finlandës këtë muaj pas fitoreve kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës në Ligën e Kombeve. Ai tha se ishte dakord për të mbajtur pozicionin e trajnerit të Anglisë dhe do ta pranonte të bëhej edhe trajner me një kontratë të plotë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Botërori i Klubeve, FIFA shton një sesion të ri merkatoje për pjesëmarrësit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.