• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Sassuolos sqaron gjendjen e shqiptarit

31/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sassuolo pret Udinesen në shtëpi të hënën, në një duel mbijetesë që duhet fituar me çdo kusht. Skuadra ku luajnë Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla, renditet e parafundit në Serie A.

Trajneri Davide Ballardini u ndal edhe te Kumbulla në konferencën për shtypin. Mbrojtësi është në pritje të takimit të parë si titullar me Sassuolon, por problem është lëndimi që pësoi gjatë grumbullimit me Shqipërinë.

“Kumbulla titullar ndaj Udineses? Marashi ka një problem në aduktor. Të shtunën është stërvitur i diferencuar, besoj se edhe të dielën do të zhvillojë një pjesë të seancës stërvitore me grupin.

Dhe një pjesë me përgatitësit tanë. Të vlerësojmë gjendjen e tij, sidomos të dielën. Më pas do të vendosim nëse do e nisë si titullar apo jo.

Nuk kemi probleme me dëmtimet përveç Kumbullës, i cili ka këtë shqetësim në këmbën e majtë. Do të vendosim në fund në lidhje me aktivizimin e tij”, deklaroi trajneri italian.

Next Post

Formacionet zyrtare: Liverpool – Brighton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.