Trajneri i Serbisë, Dragan Stojković ka njoftuar në konferencë për shtyp pas ndeshjes me Shqipërinë se ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e federatës serbe dhe se nuk do të shkojë në Andorra.
“Kam pasur një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Ofrova dorëheqjen time, sigurisht. Pra, nuk e prisja këtë humbje dhe atë kundër një ekipi që është rivali kryesor, marr përgjegjësinë, jam i vetmi fajtor. Kështu është në sport dhe në jetë dhe në futboll, por do të ketë kohë për të folur. Nëse duhet etiketuar dikush si person përgjegjës, ky jam sigurisht unë, e kam treguar shumë herë. Ofrova dorëheqjen time”.
“Patëm probleme me formacioninm shumë dëmtime. Kjo nuk është alibi, besoj se këta lojtarë kanë cilësi dhe se kanë një të ardhme për sa i përket ekipit kombëtar. Pra… e them përsëri, është përgjegjësia ime. Mos i kritikoni lojtarët, më kritikoni mua”.
“Mendoj se është krejtësisht e paarsyeshme të udhëtoj me ekipin. Nuk do të shkoj në Andorra. Ndeshja do të drejtohet nga asistenti i parë Gorak Đorović”.