Skuadra e Shkupit sot ka marrë fitore ndaj Makedonija Gj.P me rezultat 3:1, që u luajt në kuadër të javës së 27-t të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
“Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi humbëm shumë raste për të shënuar gola.
Më pas kishim epërsinë prej 1-0 dhe shënuam edhe golin e dytë, por në golin e barazimit kishim pak nervozë, por gjithsesi mendoj se ishte fitore me meritë dhe tani fokusohemi në ndeshjet tjetër që na pret”, ka thënë Mlladen Zhizhoviq, trajner i Shkupit.
“Ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën, ku do të udhëtojmë drejt Kavadarit në përballjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa ndeshja e par e luajtur në Çair u mbyll në barazim 0-0”, njofton FC Shkupi,