• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Shkupit: Ishte fitore plotësisht e merituar

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Shkupit nga java në javë po arrin të tregojë formë të mrekullueshme dhe padyshim se asgjë nuk është e rastësishme.

Po punohet në mënyrë më të mirë të mundshme, në ekip ka atmosferë më shumë se pozitive dhe të gjithë futbollistët janë bërë një për të ndihmuar në secilin repart, për të marrë më të mirën dhe pikët nga secila ndeshje.

Por, kjo punë dhe kjo atmosferë dhe disiplinë, padyshim se ka një emër, ai është trajneri i ri Mlladen Zhizhoviç së bashku me stafin e tij.

Kjo ishte fitorja e katërt e skuadrës së udhëhequr nga strategu Zhizhoviç, një në ndeshjen e kupës prandaj tani ekipi ynë është kryesues në tabelë.

Pikërisht ndeshjen e ka komentuar edhe vet strategu boshnjak i ekipit tonë, i cili mes tjerash ka thënë:

“Ishte nj derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë.

Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar.

Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”.

Next Post

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.