• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i skuadrës shqiptare flet para përballjes me serbët e Borcit

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edlir Tetova, trajneri i Egnatia së Rrogozhinës, kampion i Shqipërisë, ka folur para ndeshjes me ekipin serb, Borcin e Banjallukës , në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese të Champions League në futboll. 

Ai ka folur për “Mondo” për sfidën e parë e cila luhet të mërkurën (10 korrik) në stadiumin e qytetit të Banjallukës.
“Kampioni i këtij vendi është relativisht i panjohur për publikun tonë sportiv”, shkruan mes të tjera “Mondo”.

 “Është hera jonë e parë që luajmë në kualifikueset e Champions League dhe do të bëjmë më të mirën.

Dëshira ime ishte që ndeshja e parë të luhej në Elbasan, por edhe kështu është mirë, nuk do të jetë problem për ne.

E kam parë Borcin në ndeshjen paraprake. Ajo që i dallon është se këmbëngulin për posedim, e mbajnë topin për një kohë të gjatë dhe presin momentin e duhur për të sulmuar.

Nuk mund të flas për gjëra të këqija”, tha Tetova.

Trajneri i kampionit shqiptar ka komentuar edhe vendimin e UEFA-s për ndalimin e tifozëve udhëtues në të dyja ndeshjet.

Siç thotë ai, nuk e kupton një vendim të tillë dhe është i vetëdijshëm se tifozët e të dyja skuadrave kanë dashur të jenë në tribunë.

“Nuk e kuptoj pse, por e di që të gjithë tifozët e Borcit apo Egnatias donin ta shikonin ndeshjen nga tribuna dhe ta shijonin lojën. Si mund të vijnë tifozët dhe t’u thonë fëmijëve të tyre se skuadra e tyre po luan në Champions League këtë vit, por për një arsye ose tjetrën, ata nuk janë aty. Shpresoj që fansat e Egnatias dhe Borcit ta shijojnë”, ka thënë Tetova.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes Borcit dhe Egnatias do të luhet të mërkurën (10 korrik) në orën 21:00, ndërsa e kthimit shtatë ditë më vonë në ‘Elbasan Arena.

Next Post

Ish-sulmuesi i Chelseat: Nëse Franca do të luante në oborrin e shtëpisë sime, do t’i ulja perdet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.