• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Sllovenisë: Nëse duam më shumë në këto kualifikime, duhet ta mposhtim Kosovën

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja sllovene nuk e ka nisur aspak mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.

Sllovenët barazuan në shtëpi në muajin shtator me Suedinë, 2:2, ndërsa më pas u mposhtën nga Zvicra, 0:5, duke e bërë më të vështirë synimin për një kualifikim eventual në Kupën e Botës.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe selektori Matjaz Kek, i cili sot e shpalli listën e të ftuarve për dy ndeshjet e tetorit, kundër Kosovës dhe ndaj Zvicrës.

Trajneri slloven është i vetëdijshëm se vetëm fitoret në këto dy përballje mund t’i lënë gjallë shpresat e ekipit të tij, të paktën për ta kapur pozitën e dytë, e cila çon në “play-off”.

“Performanca jonë kundër Zvicrës nuk ishte mjaftueshëm e mirë për ta arritur një rezultat më të mirë. Nëse nuk e bëjmë tani, nuk kemi të drejtë të mendojmë për Kupën e Botës. Duhet të jemi në nivelin më të lartë në këta tre muaj. Treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë kundër Suedisë. Unë besoj në këtë ekip”, u shpreh Kek, teksa më pas foli më specifikisht për ndeshjen në “Fadil Vokrri” me Dardanët më 10 tetor.

“Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në Prishtinë dhe pastaj tri ditë më vonë në Lubjanë. Me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën… Por duhet t’i fitojmë këto ndeshje nëse duam diçka më shumë”, shtoi Kek.

Next Post

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit në ndeshjen Shqipëri-Letoni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.