• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Spanjës analizon barazimin, De la Fuente: Holanda një kockë e fortë, na vunë në vështirësi

21/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka pritur mjaft mirë barazimin 2-2 në Holandë, sepse ai e ka të qartë se skuadra e tij nuk ka luajtur futbollin më të mirë. Paraqitja e “La Roja”-s ka qenë larg asaj çfarë jemi mësuar. Ndaj dhe De la Fuente ka gëzuar jo pak pas golit të Merinos në minutat shtesë, që ka shmangur humbjen në Roterdam.de la fuenteNDESHJA – “Ishte një ndeshje e vështirë siç e kishim parashikuar. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë sepse shënuam shumë shpejt. Por kundërshtari ka meritë sepse luajti me një ritëm të lartë duke na vënë në vështirësi. Në fundin e takimit kemi shtyrë me të gjitha forcat përpara dhe më vjen mirë që kemi shënuar, pasi kemi shmangur një humbje. Besoj se është një rezultat i mirë për takimin e kthimit në Valencia”.

DËMTIMI I KUBARSIT – “Shpresoj të mos jetë asgjë serioze. Nuk besoj se është dëmtim i rëndë, por le të presim më mirë vizitat mjekësore”.

NDESHJA E KTHIMIT – “Në fakt, ne luajmë për fitore në çdo takim. Objektivi ishte të fitonim edhe në Holandë. Por duhet t’i japim kredite Holandës që ka luajtur shumë mirë, duke mos na lejuar të bëjmë lojën tonë të zakonshme. Unë jam i kënaqur me ekipin sepse ka luftuar deri në fund, nuk është dorëzuar. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme në shtëpinë tonë, në Valencia dhe objektivi është i qartë. Ne duam të shkojmë në finalet e kompeticionit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Anglisë, Sylvinho me ndryshime të mëdha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.