• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Spanjës ankohet për mungesën e rinovimit: Kampion me kontratë kalamajsh!

10/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis de la Fuentes i ka mjaftuar diçka më pak sesa dy vjet për t’u bërë personazh dhe legjendë te Spanja.de la fuenteQë pas marrjes së detyrës si trajner i “La Roja”-s pas përfundimit të Botërorit 2022 dhe largimit të Luis Enrikes, ai i ka dhënë dy trofe Spanjës, Ligën e Kombeve në vitin 2023 dhe pak muaj më parë, në korrik të këtij viti titullin e katërt kampion në Europë. Por pavarësisht kësaj, trajneri i Spanjës vazhdon të mbetet me një kontratë të vjetër, atë që kishte me ekipin spanjoll U-21 dhe kjo natyrisht që nuk i ka pëlqyer aspak. Ai ka përfituar nga intervista e tij në “El Larguero” në rrjetin “SER” për të përligjur pozicionin e tij në krye të kombëtares spanjolle dhe për të shprehur mërzinë e tij për situatën kontraktuale me federatën e futbollit të këtij vendi.

KONTRATA DHE RINOVIMI – “Nuk është normale që një kampion Europe të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me Luis Enriken… nuk është normale. Unë kam pasur disa oferta dhe kjo është normale besoj. Ajo që nuk është normale është se kampioni aktual i Europës është pa kontratë dhe nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në histori… Kam të njëjtat kushte që kisha në kontratën me kombëtaren U-21. Do të kishte qenë e drejtë sikur të kisha nënshkruar tani”, u ankua De la Fuente.

DËMTIMET – “Mesatarisht ne luajmë 1 ndeshje në muaj. Nga korriku në mars luajmë 6 ndeshje në 8 muaj. Problemi nuk janë ato gjashtë por 70 të mëparshmet. Përgjegjës janë ata që koordinojnë sezonet, lojtarët janë viktimat Nëse e di që më duhet të menaxhoj 70 ndeshje, mund t’i menaxhoj ndryshe… nuk kanë faj trajnerët, ne jemi viktima të kësaj situate”.

KARVAHAL DHE RODRI – “Ata janë të pazëvendësueshëm, sepse janë më të mirët në pozicionin e tyre”.

DOKUMENTARI I LUIS ENRIKES – Trajneri i Spanjës ka komentuar dhe dokumentarin e ish-trajnerit të Spanjës, Luis Enrike, dhe diskutimet e tij me Mbape në dhomat e zhveshjes së Paris SG-së. De la Fuente ka shprehur mos dakordësinë e tij për nxjerrjen në publik të të tilla diskutimeve në dhomat e zhveshjes. “Nuk e kam parë as nuk do ta shoh. Biseda si me Mbape? Ajo që nuk do të bëja është t’i transmetoj dhe t’i nxjerr në publik bisedat e mia private me lojtarët. Nëse një bisedë është private, është private. Nuk më pëlqen”.

JAMAL – “Edhe nëse ia lidhin këmbët, ai do ta gjejë një zgjidhje, një mënyrë. Është lojtar shumë i mirë. Ka një projeksion të shkëlqyer dhe mundësi të mëdha për të lënë gjurmë. Të gjithë në moshën e tij kemi qenë shumë të mirë, por askush nuk e kishte këtë shtysë dhe këtë prekje të topit që ka ai. Edhe pse një fëmijë në moshë, ai reflekton pjekuri dhe përcjell qetësi. Lojtarë të tillë bëjnë gjëra të paimagjinueshme me thjeshtësi. Jam shumë i kënaqur që ai dhe Niko Uilliams janë miq të ngushtë.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Besëlidhja prezanton trajnerin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.