Nëse shumë kombëtare kanë preferuar që të publikojnë listën finale të 26 lojtarëve për pjesëmarrjen në Europian, Spanja është paraqitur me një listë prej 29 emrash. Trajneri Luis De La Fuente ka shpjeguar sot para gazetarëve se kjo do të shmangte ndonjë problem të mundshëm e gjithashtu do të shtonte konkurrencën në ekip, pasi askush nuk e kishte vendin të garantuar në radhët e rivalëve të Shqipërisë në grupin e këtij kompeticioni.
“Lista kaq e madhe është për të garantuar që të jemi gati para çdo lloj të papriture që mund të ndodhë në finalen e Champions apo në stërvitje, nëse shfaqet ndonjë problem. Të gjithë kanë të njëjtat shanse, do të minimizojmë rreziqet, pasi kemi lojtarë shumë polivalentë.
Sa vende janë të garantuara? Asnjë. Askush nuk ka asgjë të garantuar, duhet ta fitosh ditë pas dite me stërvitje dhe frymë skuadre. Ky është një rivalitet ditor, kush nuk e mendon kështu, gabohet.
Grupi në Europian është shumë i vështirë, Nuk është se do të zbulojmë ndonjë ekip të panjohur atje. Europianet janë shumë të vështira dhe ky edicion me shumë ekipe, do të jetë edhe më i vështirë. Jemi të përgatitur, kemi krijuar një grup të mirë lojtarësh”, tha ndër të tjera De La Fuente para gazetarëve.
PANORAMASPORT.AL