• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

08/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Steaua Bukureshti fitoi në mënyrë dramatike në shtëpi ndaj Dritës, e cila ishte në avantazh prej dy golave deri në minutën e 65-të.

Megjithatë, rumunët brenda 25 minutave, arritën ta përmbysin rezultatin dhe ta mposhtin Dritën 3:2 në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Trajneri i ekipit rumun, Elias Charalambous, ka pranuar se është impresionuar nga reagimi i lojtarëve të tij, të cilët arritën të fitonin pas katër humbjeve radhazi.

Trajneri qipriot tashmë po mendon për ndeshjen kundër Unirea Slobozia të dielën, e më pas për ndeshjen e kthimit në Kosovë kundër Dritës.

“Nuk e di nëse fati u kthye kundër nesh, nga pikëpamja ime luajtëm më keq në pjesën e parë. Patëm presion në ndeshjet e kaluara dhe nuk mundëm të tregonim cilësinë tonë. Në pjesën e dytë e pranuam atë gol, ndodh, por treguam një reagim të mirë pasi pësuam golin|, tha ai.

Sipas tij, fitoren ndaj Dritës ia dedikojnë tifozëve të klubit por insistoi se kualifikimi në “play-off” të Ligës së Evropës do të vendoset javën e ardhshme në Prishtinë.

“Kualifikimi do të vendoset në Kosovë, pas një jave. Atje do të duhet të fillojmë nga e para, do të jetë shumë e vështirë, duhet të përgatitemi për një ndeshje shumë të vështirë atje”, tha Charalambous.

Next Post

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.