Senjol Gynesh, trajneri i njohur turk i cili drejton Beshiktashin, i ka thurur elozhe Orges Shehit në konferencën për shtyp para ndeshjes së dytë ndaj Tiranës që drejtohet nga tekniku 45-vjeçar. Gynesh ka theksuar se Shehi kishte bërë mirë punën e tij që në sfidën në Stamboll dhe do ta vinte përsëri në vështirësi Beshiktashin, në një ndeshje që do luhej në “Air Albania”, stadium për të cilin ai kishte rezerva.
“Jemi të lumtur që jemi në Tiranë. Koha është e mirë, është ngrohtë mjaftueshëm, kemi parë edhe gjelbërimin dhe natyrën këtu. Kemi qenë në Shqipëri shumë herë më parë. Tani do të kemi një tjetër ndeshje, Kemi luajtur ndeshjen e parë në fushën tonë dhe fituam, kjo është në avantazhin tonë, kemi një rezultat që na avantazhin. Por nuk do të luajmë duke parë atë ndeshje. Ne do të luajmë lojën tonë dhe do të mundohemi të japim më të mirën. Edhe kundërshtarët tanë kanë lojtarë të mirë. Ata na vunë në vështirësi në ndeshjen e parë dhe ne presim që të na bënë presion edhe në të dytën.
Skuadra e Tiranës mundohet të luajë në kundërsulm. Padyshim që ata kanë lojtarë që ne njohim. Ka lojtarë që kanë luajtur në Turqi, si Abazaj apo portieri. Ata kanë lojtarë që ne i njohim. Ne e kemi analizuar këtë kundërshtar. Ata luajnë shumë mirë si skuadër. Ata kanë lojtarë të talentuar që dalin nga akademia e tyre. Por edhe ne ndjehemi në formë. Ne kishim kontrollin e lojës në ndeshjen e parë. Tani do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë, duke ditur se si luan kundërshtari. Stadiumi është shumë i këndshëm, por terreni është paksa jo në nivel. Kundërshtari ynë është i mirë, unë dua të bëjmë një ndeshje të mirë, por terreni mund të ndikojë në mënyrë negative.
Trajneri kundërshtar është një trajner i cili e vendos ekipin të luajë sipas cilësive dhe forcës që kanë lojtarët që ka në ekip. Ai ka kaluar raundin e parë. Ne jemi një ekip i mirë dhe sipas mendimit tonë, ai luajti mirë ndeshjen e parë. Nuk kam çfarë t’i them trajnerit kundërshtar, ai e di mirë punën e tij. E pranoj që duhet theksuar se Beshiktashi është një skuadër e fortë, por edhe ata kanë lojtarë të mirë. Në sezonin e fundit humbën kampionatin me golavarazh. Trajneri ka treguar përpjekjet maksimale, i uroj suksese.
Unë jam i lumtur me përqendrimin e lojtarëve të mi, Unë uroj që të jetë një ndeshje e mirë. Ne duam të fitojmë dhe të kthehemi si fitues. Por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarin, që ka lojtarë të mirë e që luajnë mirë. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë për ne.
Në Turqi ka lojtarë shqiptarë që luajnë atje, ne kemi luajtur edhe kundër Shqipërisë me ekipin kombëtar. Ka lojtarë si Ismajli, Gjimshiti, Çikalleshi, Shqipëria ka shumë futbollistë të mirë. Unë nuk njoh shqiptarët vetëm si futbollistë, por edhe si persona. Ka shumë vende ku njoh të tillë në Stamboll apo Bursa. Kur kam punuar te Bursaspor, presidenti i klubit ishte gjithashtu shqiptar. Ne jemi pranë si popull, nuk jemi larg njëri-tjetrit”, tha Gynesh në konferencën e tij për shtyp.
PANORAMASPORT.AL