Në prag të ndeshjes me Interin, ka folur trajneri i Veronës, Paolo Zaneti.
I pyetur për rrotacionin e zikaltërve në këtë sfidë, ai thotë se ata kanë organikë të pasur dhe lojtarë cilësorë.
“Nuk më befason kjo gjë, sepse janë në një moment me shumë ndeshje.
Por Interi ka dy skuadra dhe mund të luftojë në të gjitha kompeticionet.
Ne do të shkojmë aty për të bërë ndeshjen tonë dhe pa menduar aspak çfarë bën rivali. Duhet të bëjmë gjithçka për të dalë me pikë”, tha Zaneti.