• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Viktoria Plzen: Jemi favorit kundër Dritës, por kujdes sepse dhe Slavia kishte probleme me kosovarët

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkampionia e Superligës së Kosovës në futboll, Drita do të përballet me ekipin e madh çek, Viktoria Plzen në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

  

Viktoria Plzen dhe Drita do të përballen në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Viktoria Plzen, Miroslav Koubek, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të stërvitjeve verore tha se ata janë favoritë përballë Dritës, megjithatë ai ka shtuar se duhet kujdes, duke u bazuar në vështirësinë që kishte Slavia Praha në takimet me Ballkanin vitin e kaluar.

“Drita është në nivel të ngjashëm me Ballkanin, me të cilin Slavia kishte probleme”, tha ai për faqen zyrtare të klubit, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk dimë ende shumë për atë ekip. Besoj se trajnerët do të na përgatisin mire. Nga mënyra se si folëm për këtë, do të thosha se jemi të kënaqur. Por sigurisht ata dolën të dytët në ligën e Kosovës, kështu që nuk mund të nënvlerësojmë asgjë”, deklaroi ai.

Ndeshja e parë në mes Viktoria Plzenit dhe Dritës luhet më 27 korrik në Doosan Arena, ndërkohë ajo e kthimit një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/

  


Next Post

Zyrtari saudit: Duhet të fillojmë të punojmë për nënshkrimin e Salah

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.