Skuadra shqiptare e Partizanit barazoi 1 me 1 në “Air Albania” ndaj BATE Borisov, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në UEFA Champions League.
Para ndeshjes, kishte ndodhur në incident mes trajnerit Zoran Zekic dhe kapitenit Bruno Telushi, shkruan Lajmi.net
Ashtu siç raporton Panorama Sport, ishte pikërisht kjo arsye pse Telushi u largua nga Partizani vetëm pak javë pasi vazhdoi kontratën.
Telushi i kishte kërkuar trajnerit kroat vendin startues për ndeshjen e UEFA Champions League.
“Panorama Sport” ka mësuar se Bruno Telushi ka qenë i pakënaqur për mos aktivizimin si titullar në këtë takim dhe pas ndeshjes ai ka shfaqur nervozizëm. Trajneri Zoran Zekiç nuk e ka pritur mirë sjelljen e Telushit dhe ka dashur që ta bëjë shembull, teksa ka ardhur njoftimi se Telushi largohet nga skuadra pak javë pasi kishte rinovuar kontratën”./Lajmi.net/