Thursday, 29. October 2026
Sport

Trajneri Kuyt i beson Muriqit, starton ndaj Goztepes

GS 29/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të rikthehet titullar te Fenerbahçe për ndeshjen me Goztepen, që i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Turqisë.

Muriqi në xhiron e shkuar, derbin ndaj Galatasarayt nuk ishte startues te Fenerbahçe, duke u inkuadruar në dhjetë minutat e fundit të humbjes 2:1.

Kjo humbje rezultoi me largimin e trajnerit Ismail Kartal dhe emërimin e përkohshëm të holandezit Dirk Kuyt.

Kuyt në krye të Fenerbahçes do të debutojë në duelin me Goztepen që zhvillohet të shtunën dhe mediumet turke kanë raportuar se ai tashmë ka përcaktuar formacionin startues.

Mësohet se Kuyt ka besim të plotë te Muriqi, të cilin e sheh para belgut Romelu Lukaku në 11-shen e parë.

Kështu që, Muriqi që ka 7 gola në 9 ndeshje kampionale për Fenerbahçen, do të startojë kundër Goztepes.

Teilen: