Gjashtë trajnerët më të mirë të sezonit 2022/23 tani janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier Ligë.
Tifozët kanë kohë deri më 22 maj në ora 13:00 me kohën tonë lokale që të zgjedhin favoritin mes Mikel Artetas, Roberto De Zerbit, Unai Emeryt, Pep Guardiolas, Eddie Howe dhe Marco Silvas, transmeton lajmi.net.
Votat nga publiku do të kombinohen me ato të një paneli ekspertësh të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të shpallet më datën 30 maj.
Më poshtë i gjeni statistikat e deritanishme të secilit trajner të niminuar për ta fituar çmimin e më të mirit për sezonin 2022/23 të Premier Ligës.
Mikel Arteta (Arsenal) – 36 ndeshje – 25 fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje
Çfarë sezoni për Arsenalin e Artetës. Sezonin e kaluar nuk arriti ta sigurojë top 4, ndërsa këtë sezon garoi kokë më kokë me Manchester Cityn për titull. Një fitore më shumë do të barazojë rekordin e klubit për më së shumti brenda një sezoni, ndërkohë që “Topçinjtë” tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Roberto De Zerbi (Brighton) – 28 ndeshje – 13 fitore, gjashtë barazime dhe nëntë humbje
Pasi mori drejtimin në tetor, italiani ka lënë shenjën e tij te Brightoni, duke luajtur një futboll të shkëlqyer dhe duke sfiduar për një përfundim në top gjashtëshen, duke mposhtur Arsenalin, Manchester United dhe Liverpool gjatë sezonit.
Unai Emery (Aston Villa) – 23 ndeshje – 14 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje
Spanjolli ka shijuar një rikthim fantastik në Premier Ligë, duke marrë drejtimin e Aston Villas që ishte në zonën e rrezikut ndërsa tani po garon për një vend në garat evropiane në vendin e tetë.
Pep Guardiola (Manchester City) – 35 ndeshje – 27 fitore, katër barazime dhe katër humbje
Guardiola është në garë për t’u bërë vetëm trajneri i dytë në historinë e Premier Ligë, pas Sir Alex Ferguson, që fiton deri në katër çmime trajnerit më të mirë të sezonit. Skuadra e tij, Manchester City është në rrugën e duhur për të fituar tripletën.
Eddie Howe (Newcastle United) – 35 ndeshje – 18 fitore, 12 barazime dhe pesë humbje
Pasi e ndihmoi Newcastle United të largohej nga zona e rrezikut për të përfunduar në vendin e 11-të sezonin e kaluar, Howe e ka çuar ekipin e tij në vendin e tretë këtë sezon, si dhe duke e vënë në garë serioze për një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Marco Silva (Fulham) – 36 ndeshje – 15 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje
Pasi që siguroi hyrjen në Premier Ligë për sezonin 2022/23, Fulhami i Marco Silvas ka arkëtuar 51 pikë deri tani, dhe është në garë për të përfunduar në mesin e tabelës në këtë sezon./Lajmi.net/
The nominees for the Premier League Manager of the Season award 🔥
24 times out of 29 the award has gone to the title-winning coach pic.twitter.com/9QoJDFZK4U
— B/R Football (@brfootball) May 18, 2023